Humbja ndaj Shqipërisë, i ka kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampin polak, teksa tifozët shohin Europianin gjithmonë e më shumë t’iu largohet.
Shqipëria udhëheq grupin E, mposht Poloninë në “Air Albania”
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, polakët e pranishëm në sektorin mik të “Air Albania”, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistente në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.
Dueli Shqipëri-Poloni nis me tensione, përplasje mes tifozërive, ndërhyn policia
Thirrja e përsëritur “Ku është kapiteni” u dëgjua gjatë transmetimit pas ndeshjes në stacionin polak TVP Sport. Levandovski luajti një ndeshje shumë të dobët. Ai praktikisht asnjëherë nuk e kërcënoi portën shqiptare.
kibice w Tiranie: "gdzie jest kapitan?" #ALBPOL pic.twitter.com/cGJdgI4MTO
— Michał Laudy (@fot_mlaud) September 10, 2023