Ish-futbollisti i kombëtares, Andrea Marko i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet.
Marko u shpreh se përqindjet janë të mëdha por duhet të kemi kujdes dhe të luftojmë në shtëpi për fitore.
“Golat tona janë euro gola. Sulmuesit kanë vlerat e tyre. Skuadra po punon me grupin dhe po luan me disa persona për të goditur. Sulmi është thembra e akilit por eshte ne dispozicion të grupit.
Kur shënon një shënon edhe grupi.
Besoj se mundësia për të shkuar në Gjermani është rritur jashtëzakonisht kemi rritur pikët, entuziazmin.
Në përqindjen më të madhe jemi mire. Ne duhet te fitojmë me Çekinë dhe ishujt Faroe. Moldavia do të jetë kockë e fortë. Të kemi kujdës në shtëpinë tonë,” u shpreh Marko.