Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit.
Gazetari Enver Doçi raporton se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.