Sot është një ditë shumë e bukur për Vesa Lumën dhe Big Bastën pasi festojnë 8-vjetorin e martesës së tyre. Edhe pas kaq vitesh, Big-u si ditën e parë i ka kushtuar fjalët më të bukura partneres së tij në një postim në Instagram.
Teksa tregon sa shumë e do, ai tjetër shkruan: “8 vjet martesë sot në 12 Shtator! Gati një dekade plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të.
Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë! Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, ç’ka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua.”