-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzimet me fondet e BE-së, Nisma “Thurje” kallëzon Frida Krifcën në SPAK

Kryesoret

Kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani kallëzoi sot në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për shpërdorim detyre në lidhje me fondet e BE-së. Konkretisht në lidhje me hetimin që nisi Brukseli pasi pezulloi fondet e IPARD-it për bujqësinë shqiptare me argumentin se ka pasur abuzime.

SPAK të hetojë ish-ministren e Bujqësisë, për atë vendim që ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Ne shpresojmë që kjo të jetë vijë ndarëse, e pakalueshme.

E para sepse këtu tradhtohet fermeri shqiptar, që lë tokën e tij dhe shkon të punojë tokën e tjetrit. Sot fëmijët shqiptarë pinë qumësht nga Serbia, pasi konsumatori shqiptar është tradhtuar nga qeveria e vet. Prova kryesore që kemi dorëzuar është raporti i “OLAF”-it” tha Shabani.

Me dosjen e akuzave në dorë, Shabani iu drejtua SPAK-ut me besimin te Prokuroria e Posaçme. “3.5 vite më parë ne ishim këtu për të sjellë çështjen e Sterilizimit, që e kishte mbyllur prokuroria, por ne besuam se me një insistim dhe punë serioze, ata zyrtarë disa javë më parë një pjesë janë të arrestuar dhe një pjesë në ndjekje penale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit