Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e një 46-vjeçari i cili kishte vjedhur në një makina një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.
Mësohet se Elton Vrenozi më datë 9 shtator të këtij viti në rrugën “Butrinti” kishte vjedhur në një automjet një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.