Ndodh në ditën e dytë të rikthimit në shkollë. Disa nxënës të një gjimnazi në Krujë janë dërguar për mjekim në spital paraditen e sotme.
Sipas policisë shkak është bërë fakti që një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë gjatë procesit mësimor një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit, thotë policia po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Denoncimi u bë më herët edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.