Situata në Libinë lindore paraqitet dramatike prej përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona prej shpërthimit të digave si pasojë e goditjes së një stuhie mesdhetare.
Punonjësit e urgjencës zbuluan qindra trupa ndërsa gërmuan nëpër rrënojat e qytetit lindor të Libisë, Derna dhe 10,000 njerëz u raportuan ende të zhdukur pasi ujërat e përmbytjeve depërtuan nëpër diga dhe shkatërruan qytetin, duke përmbytur lagje të tëra.
Të paktën 700 trupa të gjetur janë varrosur deri më tani, tha ministri i shëndetësisë për Libinë Lindore.
Por numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, në mijëra, tha Tamer Ramadan, i dërguari i Libisë për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Ai tha në një konferencë të OKB-së në Gjenevë përmes videokonferencës nga Tunizia se të paktën 10,000 njerëz ishin ende të zhdukur.
Banorët thanë se me ardhjen e stuhisë dëgjuan shpërthime të forta dhe kuptuan se digat jashtë qytetit ishin shembur, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.