Ditën e sotme u arrestua këngëtarja e njohur Enca. 27-vjeçarja Ruenca Haxhiaj akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon policia ka gjetur 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.
Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës. Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës në një vilë private.
Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?
Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Arrestohet Enca, iu gjetën vazo me hashash në ballkonin e vilës në Lundër