-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ta heqim qafe…”/ Dënohen “ushtarët” e Shullazit që tentuan të helmojnë të penduarin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg në total Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën, të akuzuar se tentuan të manipulonin Luftar Reçin, të penduarin e drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, për vrasjet e vitit 2015 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.

Pas gjykimit të shkurtuar, Goskova dhe Kosova përfitojnë ulje të dënimit: Goskova do të vuajë 2 vjet burgim, ndërsa Kosova 2 vjet e 4 muaj.

Nga hetimet rezultoi se ka pasur edhe një plan për eliminimin fizik të Reçit. Sipas hetimeve, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit.

Qëllimi i tyre ishte që ta detyronin Luftar Reçin që të ndryshonte dëshminë mbi përfshirjen e Emiljano Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt. Në të kundërt, ata do ta helmonin.

Eliminimi i Reçit sipas SPAK do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë Eurosh.

“Ta heqi qafe atë malokun…të japim parapagum 10 mijë euro ty dhe ilaçin dhe 90 mijë euro të tjera t’i japim kur të mbarosh punë. Unë i thash se do ta mendoja në mënyrë që të fitoja kohë të vija të ju” thuhet në dosje.

Plan ky që dështoi pasi polici që do të përfshihej në të u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit