Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Dritan Goxhajt.
Një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër procesin ndaj ish-anëtarit i UÇK-së, të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.
Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Gjykata e shkallës së parë dhe Apelit ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Goxhajt, pra lirimin e tij.