-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të referencës/ Ndërtuesit: Do të shtrenjtohen apartamentet

Kryesoret

Shoqata e Ndërtuesve i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar rishikim të  çmimeve të referencës të miratuara në Korrik të këtij viti.

Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, kundërshtohet nga ndërtuesit.

Ndryshime të tilla për ndërtuesit po cenojnë edhe planet e tyre të biznesit, ndërsa ndikim ka edhe tek blerësit.

Shoqata e Ndërtuesve propozon që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.

Në informacionet tona, të gjithë ata ndërtues që kanë marrë leje ndërtimi kanë hequr dorë nga zbardhja e saj. Pasi rregullat e lojës kanë ndryshuar.

Automatikisht çdo taksë, tashmë do të përllogaritet në bazë të çmimeve të reja të referencës dhe sipas  planit të biznesit të hartuar me çmimet e vjetra” deklaroi shoqata e ndërtuesve.

Referuar hartës së re të çmimeve referencë e cila hyri në fuqi më 28 korrik, Unaza e Re është zona me rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit