Një qytet i vogël në Portugali u përball me një pamje të rrallë të dielën, teksa një lumë me verë të kuqe rridhte në rrugë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e vogël Sao Lourenço do Bairro pasi shpërthyen dy bote të fabrikës së pijeve Levira.
Gazeta portugeze Diario de Coimbra raportoi se më shumë se 2.2 milionë litra verë nga distileria Levira, një nga distileritë më të mëdha të Portugalisë, rrodhën nëpër rrugët e qytetit.
Përroi i verës nuk shkaktoi të lënduar, por përmbyti bodrumin e një shtëpie pranë fabrikës së pijeve.
Videoja e ngarkuar në Twitter nga llogaria e BNO News tregon vërshimin e verës.
WATCH: Streets flooded with wine after tanks burst at Levira, Portugal distillery pic.twitter.com/GReBurByxN
— BNO News (@BNONews) September 11, 2023