-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dodik: Do të shpallet paravësia e Republikës Srpska

Kryesoret

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

“Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Srpska,” tha Dodik në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Srpska.

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Gjatë konferencës për mediat, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviç, kryeministri i RS-së, Radovan CIshkoviç, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiç dhe ministri për Drejtësi i Republikës Srpska, Millosh Bujelloviç, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Takimi në Banja Llukë u mbajt dy ditë pasi Gjykata e Bosnjës konfirmoi aktakuzën ndaj Dodikut dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Srpska, Millosh Lukiç, të cilët akuzohen për veprën penale të dështimit të zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në shtet./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit