-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tender dhe ryshfet, kalon në gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë

Kryesoret

Ka kaluar për gjykim dosja e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, specialistes Laura Shteto, biznesmenit Vladimir Topi dhe inxhinjerit Silvi Shehu.

Gjykata u ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar të 4 të dyshuarve. Ndaj tyre rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Nga hetimet rezulton se Joana Duro, me detyrë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Sipas SPAK, Vladimir Topi administrator i kompanisë “Dricons” sh.p.k, me qëllim fitimin në mënyrë të padrejtë të tenderit, i ka dhënë inxhinierit të kompanisë së tij shumën prej 330 mijë lekësh.

Këto para Shehu ia ka dorëzuar të pandehurës Laura Shteto, e cila ia ka dorëzuar Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë.

Në momentin që është bërë dorëzimi i parave, agjentët e Byrosë kombëtarë të Hetimit kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e Joana Duros dhe personave të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit