Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një transmetimi live në Spanjë ku një djalë ngacmon gazetaren e cila po raportonte për një vjedhje në zonë.
Isa Balado po raportonte për një grabitje me armë në një market në Madrid kur një burrë i afrohet dhe i prek të pasmet.
Gazetarja për momentin ruan qetësinë dhe mundohet të mbajë situatën në kontroll duke raportuar. Por kolegu nga studio ndërhynë duke e pyetur nëse djali e preku.
Më pas Balado i krëkon djalit të largohet ndërsa ai nuk pranon dhe tenton ta prekë sërish në kokë. Edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte live ai vazhdoi me të njëjtën sjellë edhe pse u largua nga gazetarja. Ai vijoi të ngacmonte vajza të tjera të cilat po kalonin në rrugë.
Pas gjithë situatës së sikletshme i riu u arrestua ndërsa videoja u shpërnda dhe u bë virale në rrjetet sociale.
🚨🚨🚨 AGRESIÓN SEXUAL EN DIRECTO a nuestra reportera @IsaBalado: “¿De verdad me tienes que tocar el culo?”
Y tremenda reacción de @Nacho_Abad: “¡Pásame a este tío tonto!” pic.twitter.com/JOcbTLSFwI— En boca de todos (@EnBocaDe_Todos) September 12, 2023