-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ 233 të arrestuar për drogë, mes tyre një polic! 82 në kërkim, 356 kontrolle

Kryesoret

23 grupe kriminale janë goditur pesë qytete të Shqipërisë në 12 orët e fundit. 233 shpërndarës droge janë arrestuar, njofton policia. Në total, drejtori Muhamet Rrumbullaku tha se janë prerë 296 masa sigurie dhe 233 janë ekzekutuar.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës duke i kapur një pjesë e të akuzuarve në gjumë duke mos pasur asnjë mundësi largimi. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie në Elbasan. 82 persona janë shpallur në kërkim.

Janë kryer në total kontrolle në 356 në banesa dhe ambiente të ndryshme, përfshirë edhe biznese. Operacioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë. Fokusi ishte shpërndarja e drogës pranë shkollave apo lokaleve për të rinjtë.

Por nga kontrollet janë sekuestruar jo vetëm kanabis dhe kokainë në qindra doza, por edhe armë dhe sende të tjera. RENEA, FNSH, forca operacionale dhe gjithashtu një helikopter ishte në aksionin e gjerë.

LIVE-Bilanci i operacionit në 7 qytete, goditen 23 grupe, mbi 230 të arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit