Ditën e sotme u zhvillua sot në pallatin presidencial ceremonia e betimit të dy anëtarëve të rinj të mbetur, të Këshillit të Ministrave.
Përpara Presidentit Bajram Begaj, u betuan Ervin Mete si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj si Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Disa ditë më parë janë betuar para presidentit Begaj edhe 5 ministrat e tjerë të rinj të kabinetit qeveritar.