-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi makabër i 6 personave, zbulohet SMS-ja që i çoi drejt kurthit të vdekjes

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin mafioz të gjashtë personave, pak ditë më parë në Athinë, ngjarje, e cila tronditi opinionin publik. Sipas një raporti të fundit të gazetës turke, Yeni Safak, 10 minuta para vrasjes, atyre u është dërguar një mesazh në celularin e tyre.

“Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin”, mësohet se thuhej në mesazhin në fjalë.

Ekzekutimi mafioz i 6 personave, arrestohet një 32-vjeçar turk, i nxori në pritë

Gjithnjë sipas informacioneve të gazetës turke, 6 viktimat në momentin e marrjes së SMS, kanë vendosur të largohen nga shtëpia, të cilën e kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t’u zënë pritë.

Ndërkohë, medias vendase publikuan edhe emrat e viktimave të atentatit, të cilët janë identifikuar si: Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz.

Sipas raportimit të djeshëm të medias greke, në celularët e 6 viktimave janë gjetur mesazhe të shkruara në gjuhën turke, ku policia po analizon përmbajtjen e tyre për të përcaktuar se me kë po bisedonin dhe nëse dikush i kishte njoftuar ata se ishin vënë në shënjestër të një organizate kriminale ku mendohet se mund të kenë qenë grupe rivale.

Masakra me 6 të vrarë, dalin fotot e anëtarëve të bandës kriminale që u bënë “shoshë”

Automjeti me të cilin ata udhëtonin ishte me targa gjermane false dhe i përket një shtetasi rumun, i cili ua kishte dhënë viktimave. Hetimet po vijojnë me ritme të pandërprera dhe sistematike për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit