-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis shton presionin mbi Shqipërinë: Lironi Fredi Belerin!

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se do të vazhdojë të ushtrojë presion për aq kohë sa të jetë e nevojshme për lirimin nga burgjet shqiptare të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Çështja krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet me Shqipërinë. Kam kërkuar vazhdimisht që shteti fqinj të lejojë që Fredi Belerin të betohet si kryetar bashkie. Ka shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. Nuk po flas për një vendim gjykate. Do të ishte e pahijshme nga ana ime.

Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t’u betuar një kryetari bashkie, këtë e kam raportuar në kryesinë e Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare.

Por kjo është shkelje e shtetit të së drejtës dhe krijon probleme të mëdha për marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjëra në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.

Nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në nivel europian, por edhe drejtpërdrejt tek kryeministri Rama kur ta takoj sërish” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit