“Boom”-i turistik këtë vit në Shqipëri ka bërë jehonë edhe në vendin fqinj. Mediat greke, konkretisht “Protothema” i ka kushtuar një artikull duke analizuar rrjedhën e viteve dhe ndryshimin nga koha e Enver Hoxhës kur kufijtë ishin mbyllur deri në ditët e sotme.
“Nga Hoxha te Rama: Turizmi shqiptar nuk është shaka. Nga ‘ndalimi’ në vitet ’80, në një rritje prej 10,000,000 vizitorësh këtë vit. Ecuria e turizmit gjatë 25 viteve të fundit, çfarë ‘shitet’ për vizitorët, sa i lirë është dhe çfarë po ndodh” shkruhet në artikull.
“Dielli, deti, rëra dhe njerëzit mikpritës, siç shkruhet nga shumë vizitorë të huaj në vend, të kombinuara me çmimet e ulëta e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik veçanërisht tërheqës. Zonat bregdetare në Jon dhe në Adriatik janë pole të rëndësishme tërheqëse për të huajt.
Në postime të tjera shfaqen kuzhina tradicionale e Shqipërisë, monumentet e periudhave të ndryshme të historisë së vendit por edhe turizmi malor ideal për hiking dhe aktivitete të tjera të ngjashme.
Nga këto shifra zyrtare rezulton se më shumë se 50% e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2022 kanë ardhur nga vendet fqinje (Kosova dhe Maqedonia e Veriut) me popullsi solide shqiptare.
Megjithatë, çmimet e akomodimit dhe shërbimeve të ofruara në Shqipëri ndryshojnë dhe nuk janë aq të ulëta sa paraqiten, por të përballueshme. Vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të pritur kaq shumë turistë. Prandaj, e ashtuquajtura mrekulli turistike shqiptare ndoshta nuk është reale.
Por shumat e mëdha që supozohet se lënë turistët çdo vit në Shqipëri, duket se nuk korrespondojnë me realitetin. Turistët italianë në Shqipëri janë me status të ulët ekonomik” shkruhet ndër të tjera në artikull.