-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen hetimet për vrasjen e Saimir Jakut, Prokuroria dërgon për gjykim Dorjan Keqin

Kryesoret

Prokuroria e Lezhës raportohet se ka mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e ish-Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut, Saimir Jaku.

Mësohet se Prokuroria do çojë dosjen për gjykim pas mbylljes së hetimeve në lidhje me krimin e regjistruar me 9 shtator të vitit 2016.

Dosja penale e 40-vjeçarit, Dorjan Keqi i cili dyshohet si vrasësi me pagesë i rastit Kruja ka kaluar për gjykim.

Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim

Jaku u vra në vitin 2016 në një lokal në Rrëshen. Dy persona të armatosur dhe të maskuar janë afruar pranë lokalit dhe njëri prej tyre ka dalë nga automjeti tip Benz dhe ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Saimir Jakut.

Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat të cilët i kanë përshkuar disa pjesë të trupit.

Nga atentati ku u vra Jaku mbeti i plagosur edhe 50-vjecari, Gjergj Prenga i cili po pinte kafe me viktimën në momentin e ngjarjes.

Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit