Tifozat Kuq e Zi kanë ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tifozit i cili realizoi parullën e për tifogrupin.
Adnan Rezniqi themeloi më 25 dhjetor të vitit 2003 parullën e parë për Tifazat Kuq e Zi.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Tifozët Kuq e Zi e cilësojnë Rezniqin një burim frymëzimi dhe krenarie.
Gjithashtu shprehën ngushëllimet për familjen e të ndjerit.
“E nderuara familje Rezniqi,
Tifozat Kuq e Zi me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Adnan Rezniqit.
Adnani do të mbahet mend për kontributin e çmuar në historinë tonë dhe sidomos për transparentin e parë që u krijua nga duart e tij. Transparent që na ka shoqëruar e përfaqësuar për vite me radhë.
Duke ju shprehur ngushëllimet tona më të ndjera, urojmë që veprimtaria dhe kujtimi për Adnanin të jenë burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne.
Me respekt,
Tifozat Kuq e Zi”