-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehen lojërat e fatit, Komisioni i Ligjeve miraton draftin

Kryesoret

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim rikthimin e lojërave të fatit vetëm online. Ky vendim dhe miratimi u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. Rikthimi i lojërave të fatit do të ndodhë pas 4 vitesh kur u mor vendimi për mbylljen e tyre.

Zëvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan asnjëherë. Deputetja e PD, Dhurata Çupi ngriti disa shqetësime që shoqërojnë këtë rikthim të basteve sportive.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë. Në vitin 2018, qeveria mbylli mbi 4000 pika lloto sporti në të gjithë vendin duke ndaluar lojërat e fatit në Shqipëri, si në dyqane fizike ashtu dhe online.

Xhafaj kritika për rihapjen e basteve: Ligji nuk zgjidh gjithçka, po trukimet?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit