-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuloset dënimi për skuadrën që donte të vriste të “fortin” e Vlorës

Kryesoret

Nuk ka asnjë ndryshim. Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin ndaj 5 personave të arrestuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2019.

Më 22 nëntor të vitit të kaluar gjykata vendosi dënimin me nga 35 vjet burg për Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Për po të njëjtat akuza, gjykata la në fuqi dënimi me 30 vite burg për Igli Memajn dhe me nga 25 vite për Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.

Inez Hajrulla u tentua që të vritet me 10 Maj 2019 në Vlorë, por u shpëtoi plumbave dhe atentatit të pesë personave të dënuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit