Një 41-vjeçar në kërkim, i cili është i dënuar me 10 vite burgim, është arrestuar nga policia në Kavajë pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
Në pranga ka rënë Xhevdet Xhafa nga Rrogozhina. 41-vjeçari fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille. Ai u vu në pranga nga uniformat blu.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar Xhevdet Xhafën me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.