-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Dhoma kombëtare e Avokatisë Shqiptare të kërkojë në Athinë drejtësi për Çamët!

Kryesoret

Strategjia ekspansioniste, irredentiste e Greqisë po funksionon më së miri dhe kësaj here, e shprehur në gjuhën e futbollit, e kanë hedhur topin afër portës Shqiptare dhe këta të fundit pasojnë te njeri tjetri afër vijës së portës dhe askush nuk mendon që gjëja e duhur është heqja e topit nga zona e rrezikut.

Për ne Shqiptarët, rëndësi nuk ka mercenari shtetas Shqiptar Fredi Beleri por projekti që vjen nëpërmjet tij. Ky shtetas ta gjej të drejtën me drejtesinë  në Tiranë dhe Strasburg dhe  jo duke u ankuar te i “forti” i lagjes.

Për ironi të fatit viktimizohet dhe kërkohet drejtësi për Belerin me “një mijë” të zeza që bien mbi të shkuarën e tij dhe nuk japin drejtësi për 2900 viktima të moshuar, gra dhe fëmijë të masakruar në Çamëri. Nuk jepet drejtësi për 26.000 Shqiptarë të dhunuar, dëbuar nga shtëpitë e veta dhe të grabitur në gjithëçka pikërisht nga ai shtet që kërkon drejtësi për Belerin.

Që kur,  të drejtat e Belerit i cili gëzon shëndet të plot vlekan më shumë se jeta e 2900 të masakruarve shqiptar? Që kur,  të drejtat e dhunuesit prevalojnë mbi të drejtat e viktimës? Që kur, dhoma e avokatisë të një shteti juridikisht “armik” mund të bëj presion mbi shtetin dhe drejtësinë Shqiptare?  Si mund këta njerëz “të drejtësisë” greke refuzojnë të përgjigjen kur pyeten për të drejtat e ish shtetasve grek me kombësi shqiptare të Çamërisë?

Atë që nuk bënë avokatët grek dhe meqë u krijua një precedencë, do të inkurajoja dhomën e avokatisë Shqiptare të kërkoj në Athinë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë duke sjellë çdo argument ligjor në bazë të kartës së të drejtave të njeriut.

Është poshtëruese për dinjitetin e shtetit dhe kombit shqiptar të ketë kryefjalë të debatit me Greqinë Belerin, për të cilin vet grekëve nuk u plas aq shumë  pasi për ta konsiderohet thjesht një mercenar i radhës për realizimin e projektit të vjetër  të helenizimit të Himarës i cili në 1914 rezultoi me djegjen e disa fshatrave në zemër të Labërisë.

Ligji i luftës dhe çështja çame duhet të jenë axhenda kryesore Shqiptare e bisedimeve me Greqinë. Por nëse ne pajtohemi me heshtjen atëhere mos u çuditni që flamurin e 1914 ta shihni të valvitet një ditë në kalanë e Himarës.

Juridikisht jemi në gjendje lufte me Greqinë dhe kjo e fundit refuzon ta bisedoj këtë çështje dhe jo më ta heq këtë ligj, madje nuk do të çuditesha nëse dje avokatët Grek do ta konsideronin Belerin rob lufte.

Atë që nuk guxon qeveria Shqiptare sot, duhet ta bëj parlamenti i cili duhet të thërras kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm në interpelancë dhe ti kërkojë pse nuk zbatohet rezoluta për Çamërinë, pse çështja çame nuk është në axhendën e bisedimeve Shqipëri-Greqi?

Në cfarë faze janë diskutimet për heqjen e ligjit të luftës? Kjo është tema e ditës sot me Greqinë, këtë ka për detyrë politika. Shqiptarët dhe në veçanti ata të Çamërisë nuk ngopen me lugën bosh, me retorika mediatike apo heshtje por duan hapa konkrete institucionale në hapsirat që lejon ligji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit