-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Azerbajxhani vazhdon operacionet ushtarake në Karabak

Kryesoret

Azerbajxhani duket se ka sinjalizuar synimin e tij që të vazhdojë operacionet ushtarake të nisura një ditë më herët në Nagorno-Karabak, pavarësisht thirrjeve që të ndalë armiqësitë që deri më tani kanë lënë disa të vdekur në rajonin e shkëputur, ku banojnë kryesisht armenë etnikë. Thirrje për ndalje të armiqësive janë bërë nga Kombet e Bashkuara, fuqitë perëndimore dhe Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha mëngjesin e 20 shtatorit se po vazhdonte “me sukses” atë që e ka cilësuar si “operacion kundër terrorizmit”, duke shënjestruar sabotuesit.

Zyra e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se ai i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se “masat kundër terrorizmit do të ndalen nëse [forcat në Karabak] ulin armët”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 21 shtator do të mbajë një mbledhje urgjente, pasi komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të shmangur një intensifikim të konfliktit të gjatë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e rajonit të shkëputur, me luftën e fundit që u zhvillua para tre vjetësh.

“Sekretari i Përgjithshëm [i OKB-së, Antonio Guterres], kërkon që menjëherë të ndalen luftimet, të shtensionohet situata dhe të ketë respektim të rreptë të armëpushimit të arritur më 2020, si dhe të ligjit humanitar ndërkombëtar”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së.

Në orët e vona të 19 shtatorit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda telefonike me liderët e të dyja shteteve.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken i bëri thirrje presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, që t’i ndalë menjëherë operacionet ushtarake në Nagorno-Karabak, rajon që ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit