-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Kryesoret

Për mes një njoftimi Prokuroria ka shpallur kandidatët zyrtarë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të këtij institucioni.

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Prokuroria ka shpallur zyrtarisht 7 kandidaturat  për t’u bërë anëtarë të KLP-së.

Dy prej tyre do zgjidhen nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë dhe 1 nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kandidatët janë:

Afërdita Ndoi  –      Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Moisi Duda    –      Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Edina Kurti    –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
Edlira Bako   –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
Elsa Miha       –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
Olger Eminaj   –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
Vatë Staka     –     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit