-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dy vitesh me rritje të shpejtë, kredia për ndërtimin është në rënie këtë vit

Kryesoret

Kredia për sektorin e ndërtimit po shfaq shenja rënieje këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për shtatë muajt e parë të vitit vlera e kredisë së re për këtë sektor ra në 20.5 miliardë lekë, 9.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e kredisë për ndërtimin pjesërisht është e lidhur me forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë vit ka pësuar një rënie të ndjeshme, rënie që arriti pikun në muajin korrik, kur monedha europiane iu afrua shumë afër kufirit të 100 lekëve.

Megjithëse statistikat nuk janë të detajuara sipas valutës së kredisë, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e kredisë për ndërtim jepet në monedhën europiane.

Forcimi i Lekut ka dhënë një efekt negativ në vlerën statistikore të kredisë për këtë vit dhe segmenti i ndërtimit nuk bën përjashtim nga kjo tendencë.

Megjithatë, përtej efektit të kursit të këmbimit, tendenca e frenimit të kreditimit të këtij sektori është e qartë, krahasuar me dy vitet paraardhëse.

Kredia për ndërtimin kishte shfaqur rritje të ndjeshme në dy vitet e mëparshme, duke ndjekur ciklin e ri të rritjes së këtij sektori. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 7-mujorin 2022, kredia e re për sektorin e ndërtimit ishte në rritje me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë vit, disbursimet e reja kanë një tendencë rënëse. Sektori bankar financon vetëm një pakicë të investimeve të reja në ndërtim, por, sidoqoftë, rënia e financimeve mund të jetë një tregues që paralajmëron rënien e investimeve në këtë sektor./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit