-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reforma zgjedhore? Meta: Po spostohet vëmendja nga skandalet e Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë që të dëgjojnë eksportuesit për të gjetur një zgjidhje për shkak të humbjeve nga kursi i këmbimit.

Duhet që qeveria dhe Banka e Shqipërisë të diskutojnë me shoqatat e prodhuesve dhe eksportuesve për të nxjerrë këto aktivitete nga kriza. Ndryshe kriza do të sjellë pasoja që përgjegjësia e vetme është e qeverisë, por pasojat do i vuajnë qytetarët” tha ai.

Ish-presidenti tha se rikthimi i çështjes së reformës zgjedhore në tryezë po bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Ne kemi qenë gjithmonë për hapjen e listave dhe referendumin. Problemi kryesor që duhet të kuptojmë është që ka një përpjekje për të shfokusuar axhendën e opozitës nga skandalet e qeverisë që vetëm sa janë gërvishtur pak.

Të mos harrojmë se gjithë përpjekjet apo idetë që mund të ketë Rama në mendje për ndryshim të Kushtetutës nuk kanë të bëjnë me faktin se ai është ndërgjegjësuar, por se ai kërkon që do të donte të zhvendoste vëmendjen nga skandalet, por edhe të legalizonte këtë shtet që e ka kapur, përfshirë edhe drejtësinë e re” tha Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit