Portieri i Shakhtar Donetsk, Dmytro Riznyk me një dhimbje të madhe pas humbjes të së vëllait pak ditë më parë, vendosi të dilte mbrëmë në fushë dhe të luante sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Shakhtar Donetsk u përball mbrëmë me Porton duke humbur 3-1 por golat që tronditën portën e Riznyk nuk do të jenë më të forta se lajmi i hidhur i cili mori një javë më parë për të vëllain i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare në frontin e luftës.
Edhe pse në zi dhe me dhimbje të madhe portieri ukrainas u fut në fushë në nder të vëllait të tij, Serhiy.
Serhiy Riznyk ishte në vijën e parë të rezistencës ukrainase kur një minë shpërtheu në një distancë të shkurtër, duke i shkaktuar atij lëndime fatale.
“Më dhemb të di që nuk je më këtu. Ti ishe shkëmbi im, por do të jesh me mua përgjithmonë”, ka shkruar portieri i Shakhtarit në një postim prekës në rrjetet sociale.