-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po mban peng vulën e PD-së në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Grupi i Sali Berishës i ka bërë thirrje sot Gjykatës të Lartë të japë vendimin për siglën dhe vulën e PD-së që Gjykata e Apelit ia dha Lulzim Bashës.

Përfaqësuesi për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhjet në grupin e Berishës, Ivi Kaso u shpreh se Edi Rama po vijon duke marrë peng këtë çështje.

“Prej dy vitesh tashmë, gjykatat e Shqipërisë me urdhrin politik të Edi Ramës e kanë marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare- deklaroi Kaso para mediave.

Edi Rama është investuar personalisht për këtë çështje, siç dëshmoi edhe dosja McGonigal, duke ndikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe të institucioneve zgjedhore. Me sa duket “pre” e interesit të kryeministrit ka rënë edhe Gjykata e Lartë.

Pasi Gjykata e Apelit, duke mbyllur sytë dhe ulur kokën, mori vendimin e turpshëm për ta zvarritur pafund këtë çështje, ne ankimuam menjëherë këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë, në datë 15 maj 2023.

Sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023.

Sot, kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asnjë indicie se kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendim; i cili është me interes shumë të lartë publik.

Shtyrja në kalendat greke e kësaj çështjeje nga ana e Gjykatës së Lartë i intereson vetëm atyre që duan që opozitën ta mbajnë virtualisht të përçarë.

Edhe pse nuk ka asnjë dyshim tashmë se cili formacion dhe lidership politik përfaqëson realisht opozitën, të vetmit që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, se ashtu u intereson, janë Gjykata e Lartë dhe Kolegji Zgjedhor” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit