U raportua si aksident, por në fakt ajo që ndodhi dje në Lezhë ishte tentativë për vrasje. Kunati tentoi që të vrasë ish-dhëndrin pas divorcit me motrën. Në shënjestër ishte Marsido Pali që po udhëtonte me motor në Shëngjin.
25-vjeçari tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë motorin me makina. Autori i krimit Antonio Uldedaj 25 vjeç, banues në Lezhë, banues në Ishull-Shëngjin është shpallur në kërkim.