-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Investoni në bursë”! Zbulohet “çerdhja” me 60 “agjentë” që zhvati italianët

Kryesoret

Goditet një tjetër rast i mashtrimit të të huajve me call center-at në Tiranë për të investuar në bursa fiktive, arrestohen dy administratorë të “Momentum”-it Bjorn Kareco dhe Marjo Kolli dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Si rezultat i këtij operacioni: u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Bjorn Kareco 27 vjeç, dhe Marjo Kolli 25 vjeç, të dy banues në Tiranë; u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç” njofton policia.

Këta 4 persona, sipas policisë kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin qytetarë të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit të koduar “Momentum” u sekuestruan 68 000 euro, njësi kompjuterike, celularë, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të të huajve që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Shqipëri. Aferën më të madhe e zbuluan spanjollët, që shpallën në kërkim Amant Josifin, që aktualisht ndodhet në Dubai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit