Nora Gjakova është kthyer në shkallën më të lartë të podiumit.
Të premten në Grand Slamin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit, Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.
Është e arta e parë e xhudistes kosovare në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios.
Në finale, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Ndaj saj tani ka bilanc 5:0. I ka fituar të gjitha pesë përballjet. Finalja u dominua nga Nora, që fitoi me aksion.