-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokulur brenda kafazit! Flet i “çmenduri” që qëlloi policin në Tiranë: Jam amerikan…

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat dhe kërkoi akt ekspertimin psikik për Klered Bozhanajn, 42-vjeçarin që plagosi efektivin e policisë Edlir Alleshi dy net më parë në zonën e Kinostudios.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysen Xhura” ku gjatë ndjekjes Bozhanaj ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja” dhe si pasojë është plagosur efektivi, Alleshi.

Policia ofroi 20 mijë euro për çdo individ që do jepte informacione të vlefshme për kapjen e 42-vjeçarit. Arratia e tij zgjati dy ditë.

Gjatë marrjes në pyetje Bozhanaj ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe befasuese, ku ndër të tjerat ka thënë se ishte “komandant i Pentagonit”. Sot u shfaq kokulur në gjyq dhe tha se “jam amerikan”.

Në momentin që dha informacionin e parë, policia theksoi se autori dyshohet se vuan nga depresioni. Edhe i ati në dëshminë e tij tha se i kishte kërkuar para ngjarjes që të bënte një vizitë në psikiatri.

Duke çaluar, ikën me dorën në bark! VIDEO-Si ndodhi plagosja e policit në Tiranë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit