-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq për atdheun! Zi, lot dhe qirinj për heroin e Kosovës

Kryesoret

Një polic i vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur është bilanci pas shkëmbimit të armëve në Banjskë në veri Kosovës, mes policisë dhe grupit të personave të armatosur.

Dita e hënë e 25 shtatorit do të jetë ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së dielës në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, derisa u tha se Protokolli do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Flamujt shtetërorë do të bien në gjysmështizë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së reshterit të Policisë së Kosovës, që u vra sot në krye të detyrës në veri dhe ndezi qirinj.

Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë njoftoi se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut do të bëhet të hënën (nesër) në ora 16:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit