-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Masakër brutale ndaj rinisë”, Vaçiç: Policia e Kosovës ka vrarë 9 serbë, të reagojë shteti

Kryesoret

Politikani ekstremist serb, Misa Vaçiç për mes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar ditën e djeshme në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku.

Por reagimi i Vaçiç nuk ka lidhje aspak me vdekjen e policit por me vdekjen e agresorëve serbë të cilët nisën sulmin ndaj policisë së Kosovës.

Sipas politikanit serb janë vrarë 9 serbë ku shtoi se nuk është numër final pasi janë të plagosur rëndë disa të tjerë.

Në shkrim ai shprehet se Serbia nuk duhet të rrijë pa reaguar ndaj kësaj masakre brutale ndaj të rinjve serbë.

“Deri tani, 9 serbë janë vrarë nga shqiptarët në aksionin terrorist të ditës së djeshme nga okupatorët… Fatkeqësisht numri nuk është përfundimtar.

Ka një numër të madh të rinjsh të plagosur rëndë që luftojnë për jetën e tyre. Shteti i Serbisë nuk duhet të jetë pa reagim ndaj kësaj masakre brutale të rinisë serbe!,” shkruan Vaçiç.

Gjatë ditë së diel një grup terrorist serb i armatosur rëndë ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe ka plagosur 2 të tjerë.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia ka arritur të vrarë 4 prej terroristëve dhe 2 të tjerë i ka arrestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit