-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mendova se…”/ Adrola Dushi rrëfen ngjarjen që mund të kishte pasoja të rënda

Kryesoret

Dita e djeshme nuk ka qenë e lehtë për Adrola Dushin e cila ka kaluar një situatë të vështirë. Por, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se teksa po ecte, makina e saj ka pësuar një defekt që mund të kishte pasoja të mëdha.

Adrola shkruan se mbeti e tmerruar kur pa se makina e saj nuk po merrte komanda, por nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua. Ish-Missi u shpreh se ndihet falënderuese dhe se ky moment e ka bërë të reflektojë për gjërat e bukura që ka në jetë.

“Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova që makina ime s’po merrte asnjë komandë më nga unë s’e di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, ka shkruar Adrola në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit