Disa copëza të mbledhura nga një asteroid që mund të përplaset me Tokën në të ardhmen kanë prekur mbrëmjen e së dielës Tokën.
Mostrat u mblodhën nga NASA dhe tashmë u krijojnë mundësinë shkencëtarëve që të mësojnë më shumë rreth origjinës së sistemit diellor si dhe për natyrën e shkëmbit hapësinor që mund të përplaset me planetin tonë në të ardhmen.
Shtatë vjet pas nisjes në hapësirë, anija kozmike OSIRIS-REx fluturoi pranë Tokës të dielën për të lëshuar një kapsulë brenda së cilës ndodheshin copëzat nga Bennu.
OSIRIS-REx, ose “Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer”, u lëshua në hapësirë në vitin 2016 dhe filloi të orbitojë Bennu-në në 2018.
Anija kozmike e mblodhi mostrën në vitin 2020 dhe u nis në udhëtimin e saj të gjatë të kthimit në Tokë në maj 2021. Sonda e NASA-s udhëtoi për 3.86 miliardë milje gjithsej deri në Bennu dhe më pas në rrugën e kthimit.
Anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale.
Anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale.
Ndërkohë, OSIRIS-REx po vijon turin e saj në sistemin diellor. Anija kozmike tashmë është nisur për të siguruar një vështrim të detajuar të një asteroidi tjetër të quajtur Apophis.