Nata ka qenë e qetë në veri. Kështu deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Situata ka qenë normale, e qetë”, tha shkurt ai.
Dje në Zveçan, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.
Për këtë rast, në prangat e policisë kanë rënë gjashtë persona.
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës (24 shtator), rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë.