Foto ilustruese
Një grup turistësh janë bllokuar në kanionet e Langaricës në Përmet si pasojë e motit të keq.
Turistët janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Emergjencat civile janë nisur në ndihmë të turistëve.
Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.