-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në Kosovë/ Analistët amerikanë: Politika perëndimore ka dështuar

Kryesoret

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë.

Në intervista për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë për Zërin e Amerikës, se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe.

Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim. Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më. (Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit