Noizy ka qenë mes artistëve që ka reaguar idhur me sulmet dhe vrasjen e një polici në Veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Instastory, Noizy thotë:
“Zot mos na provo.. Por nëse duhet jemi gjithë “IN” jam shumë i sigurt,” shkroi ai teksa postimin e shoqëroi me flamurin e Shqipërisë.
Një prej komunave në veri të Kosovës ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun.
Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë dhe qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar zyrtarisht se 3 prej agresorëve janë vrarë, ndërsa mediat atje bëjnë me dije se edhe një tjetër trup i pa jetë mes agresorësh është gjetur këtë pasdite duke e çuar numrin në 4.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.