-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foli e para për armët në kisha, deputetja britanike: Ndalni Vuçiçin!

Kryesoret

Deputetja, Alicia Kearns që paralajmëroi disa muaj më parë se Serbia po fuste armatim përmes ambulancave në kishat ortodokse në veri të Kosovës, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist ku mbeti i vrarë një efektiv i Kosovës.  Ligjvënësja apelon për rritje të prezencës së KFOR-it në Kosovë, si dhe marrjen e një roli aktivë të Britanisë së Madhe në de-eskalimin e situatës.

“Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiçit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë.

Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutalitetit të 1990-tave.

Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë.

Nga kush marrin instruksione ata? KFOR dhe EULEX duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me qeverinë e Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar si anëtare e Quintit duhet të marrë rol më aktiv në dialogun e paqes midis Serbisë dhe Kosovës – pasiviteti i tanishëm është i pambrojtshëm. Na duhet një shtyllë në Ballkan.

Ne po ashtu duhet t’i rrisim masat e parandalimit dhe ta sigurojmë një rritje nga katër mijë e 500 trupat e KFOR-it duke marrë nga një grup më i gjerë i shteteve anëtare për të kontribuuar në forcat paqeruajtëse. Dështimi nuk është opsion” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit