-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisi për një parakalim! E njëjta datë, ku të çojnë gjurmët e vrasjes së sotme?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Rrëshen. Një person u vra në lokalin e tij duke pirë kafe. Tre të tjerë që ishin në tavolinë u plagosën rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë. Viktima është Martin Bardhi 63-vjeç. Autorët ishin dy. Zbritën nga fuoristrada, të maskuar dhe me kallash qëlluan drejt tavolinës. Shënjestra vdiq në vend. Pista e parë ku po hetohet është një konflikt mes dy fiseve, Bardhi dhe Reçi. Zanafilla është 6 muaj më parë.

Data është e njëjtë 26, ajo në mars dhe sot në shtator. Në mars shkak për sherrin u bënë dy të rinjtë Enrik Bardhi, që është djali i Martin Bardhit dhe Saimir Reçi të cilët u përplasën fizikisht. Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Kafja e fundit me miqtë! Drejtori: Ishin dy killera, e vranë në tavolinë…(përballë komisariatit)

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës.

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia arrestoi të atin, Martinin dhe shpalli në kërkim djalin. 63-vjeçari u lirua më pas në detyrim paraqitje dhe sot u vra. Nuk dihet ende zyrtarisht nëse ngjarja e sotme lidhet me konfliktin 6 muaj më parë. Hetimet vazhdojnë, autorët janë arratisur.

Plumba, britma, lot dhe sirena! Terror dhe viktima në mes të ditës në Rrëshen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit