Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon gjakderdhjen në veri të Kosovës në një analizë të Michael Martens me titull “Vuçiç hedh poshtë pjesëmarrjen e Serbisë në trazira”. “Versioni i Vuçiçit, që shteti serb nuk ka të bëjë asgjë me trazirat bie ndesh me faktin që autorët ishin të armatosur rëndë dhe të mirëorganizuar. Ata kishin madje edhe një automjet të blinduar.”
Kurse gazeta “taz” nën titullin “Problematiku quhet Vuçiç” boton një koment të Erich Rathfelder për shkallëzimin e situatës në Kosovë, në të cilin theksohet, se “Serbia edhe njëherë e ashpërson gjendjen në Ballkan, në Kosovë. “Njeriu problematik i vërtetë quhet Aleksandër Vuçiç dhe është presidenti serb. Ai ndjek pa mëshirë qëllimet e veta, pa gatishmëri për kompromis. Për të do të thotë dobësi pranimi i kompromisit. Vuçiç di të ushtrojë durim dhe i shikon diplomatët e Europës si idiotë të vlefshëm, që mund t’i mbajë varur deri sa të jetë e vendosur lufta e Ukrainës. Fiton Rusia, fiton edhe ai në Kosovë.”
Më tej “taz” ka publikuar edhe një intervistë të martën mbi zhvillimet në Kosovë me politologun, Vedran Džihić nga Instituti për Politikën Ndërkombëtare në Vjenë, që kërkon që perëndimi të ndalë politikën e durimit kundrejt Serbisë. “Një shkëndijë dhe kontrolli humb”, thekson Vedran Džihić, duke iu referuar tensioneve të larta mes Kosovës e Serbisë, që janë më të lartat në 20 vitet e fundit…
Edhe gazeta zvicernane “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Brukseli dhe kryeqytetet e tjera duhet t’ia bëjnë shumë shpejt të qartë Beogradit dhe Prishtinës, se çfarë duhet të bëjnë. Brukseli dhe BE duhet me të gjitha mjetet diplomatike dhe ato të presionit financiar të bëjnë që palët t’i zbatojnë premtimet e marra. Kosova ndërkohë është nën sanksione…“/DW
Artikulli i plotë këtu.