-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e fëmijës nga fentanili në çerdhe, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka ndihmuar në shpërndarjen e drogave të gjetura në një çerdhe në Nju Jork, ku një vjeçar vdiq pasi u ekspozua ndaj fentanilit.

Renny Antonio Parra Paredes është personi i tretë i arrestuar pas vdekjes së Nicholas Dominici këtë muaj.

Paredes akuzohet për komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultoi në vdekje. Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) thotë se zoti Paredes luajti një rol kyç në një operacionin e trafikut të drogës që po largohej nga qendra e kujdesit ditor Divino Niño.

Sipas zyrtarëve gjatë një kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një vulë, që përdorej për të shënuar paketat e drogës, si edhe pajisje të përdorura për të përgatitur lëndë narkotike, përfshirë peshore digjitale dhe qese plastike.

Sasi të mëdha lënde narkotike u gjetën gjatë kontrollit në çerdhen e Bronx.

Policia thotë se droga e gjetur në çerdhe mbante vulën “Red Daën”. Në kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur edhe paketime të ngjashme dhe një vulë me fjalët “Red Daën”.

Një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme.

Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjes dhe vrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit