-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen njoftimi i parë i policisë! Si ndodhi vrasja që tronditi Rrëshenin?

Kryesoret

Policia ka dhënë njoftimin e parë lidhur me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në Rrëshen. Viktima është Martin Bardhi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta. Policia ka ngritur pika kontrolli për të arrestuar autorët e vrasjes së ndodhur sot në Rrëshen.

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.

Hakmarrje e freskët? Në mars tentoi të vriste Reçin, sot e ekzekutuan në mes të qytetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit